Provokimi i radhës nga Serbia, e lëshon aeroplanin mbi Kosovë

Serbia e ka bërë provokimin e radhës ndaj Kosovës. Pasi dështoi të fusë trenin në Kosovë, Serbia ka cënuar sovranitetin e Kosovës duke shkelur hapësirën ajrore të Kosovës.

Aeroplani me relacion Beograd-Shkup ka fluturuar sot mbi Kosovë, madje në një destinacion më të ulët se normalisht, shkruan Indeksonline.