Pse Big Brother duhet të mbyllet që sonte dhe të dalë ”faqebardhë”?

 

Skandalet e pafundme të ketij edicioni të Big Brotherit nuk kanë të ndalur dhe në redaksinë tonë kane ardhur mesazhe që vërtetojnë që ka dhe të tjera foto  ku banorët jane te gjithë bashkë në dhomën e hotelit kur rregullorja tregon që ato nuk mund të njihen e aq më pak te rrinë bashkë.

Ishte Shqiperiaime.al ajo që hapi sagën e skandaleve ku Olti Curri merrte dhurata dhe para në këmbim të favorizimit por pas përplasjes me ish banorin e perjashtuar Indrit Murati, Olti duket se ra ne qetësi duke pranuar në njefarë mënyre fajin. Skandalet e Damianos ishin ato qe i dhane nje goditje tjetër produksionit por sot ky i fundit i beri varrin me një foto të publikuar.

Një veprim i peshtire ishte dhe imitimi i sakateve dhe njerezve me sindromën doën që banorët talleshin sot pa të keq. Produksionit si ka mbetur gjë tjetër vecse ta pezulloje që sot këtë show të pështirë dhe të dalë të paktën faqebardhë