Pse disa njerëz plaken dhe vdesin më herët se të tjerët?

Pse disa njerëz plaken dhe vdesin më herët se të tjerët?

Disa persona plaken më shpejt sesa të tjerët, e disa tjerë edhe mund të vdesin më herët pavarësisht se kanë bërë një stil të shëndetshëm të jetesës.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve ka analizuar ADN-në në mostrat e gjakut të më shumë se 13,000 njerëzve në SHBA dhe Evropë dhe kanë përdorur një “orë epigjenetike” për të parashikuar jetëgjatësinë e tyre, transmeton Telegrafi.

Ora kalkulon plakjen e gjakut dhe indeve të tjera duke i gjurmuar një sërë procesesh natyrale të cilat me kohën e ndryshojnë ADN-në, shpjegojnë shkencëtarët.

 “Ne kemi zbuluar se 5 për qind e popullsisë plaken në një ritëm më të shpejt biologjik, gjë që rezulton në jetëgjatësi më të shkurtër”, ka thënë Steve Horvath, profesor i gjenetikës njerëzore dhe biostatistikës në Universitetin e Kalifornisë.

“Plakja e shpejtë e rrit rrezikun e vdekjes tek të rriturit për 50%, pavarësisht moshës. Dhe përderisa një stil i shëndetshëm i jetës mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë, procesi i brendshëm i plakjes i parandalon njerëzit ta ‘mashtrojnë’ vdekjen përgjithmonë”, thotë ai.

Zbulimet preliminare mund të ndihmojnë në shpjegimin e asaj se përse disa vdesin më të rinj, pavarësisht se janë ushqyer shëndetshëm, kanë bërë ushtrime të rregullta fizike dhe nuk kanë konsumuar alkool apo duhan.