Pse fëmijët sillen 800% më keq, kur janë mamatë prezent

A e keni vënë re ndonjëherë që shumica e fëmijëve, sillen keq kur kanë mamatë më pranë ? Blogerja dhe mamaja Kate Baltrotsky e KateSurfs.com mund ta ketë zbuluar se pse ndodh kjo gjë.
“ Ishin shumë mirë me mua, por në momentin që të panë ty, filluan të egërsohen Kate! Nuk e kuptoj!” Kështu thotë burri im thuajse rregullisht.
Një ditë, lexova një artikull gazmor me titull, “Studim: Fëmijët sillen 800% më keq, kur mamatë ndodhen në dhomë” (një studim i rremë). Shpërtheva disi keq kur lexova titullin, por sapo e lexova artikullin e kuptova që ishte i rremë. Pavarësisht se artikulli ishte i rremë, koncepti ishte I VËRTETË! Fëmijët sillen 800% më keq kur kanë përreth tyre mamatë… përse ???
Sepse TI, mama je vendi i tij më i sigurt. TI, je vendi ku ata vijnë së bashku me problemet që kanë. Nëse nuk mund ta bësh ti diçka më mirë… atëherë kush tjetër do të mundej ?
TI, e dashur mama, ndihmon në asgjësimin e ndjenjave të pakëndshme dhe të emocioneve.
Nëse një fëmijë ka patur një situatë jo shumë të kënaqshme dhe e ka mbajtur brenda vetes tërë ditën, në momentin që do të shohi ty, e kupton menjëherë që tashmë mund të shprehet e të flasi lirshëm.
Kjo do të thotë që mund të shfaqin çdo gjë…rënkimet…të qarat…çdo gjë që kanë përbrenda. Ndoshta është gjëja e fundit me të cilën dëshiron të përballesh pasi ke qënë jashtë duke u kënaqur, ose pasi ke ardhur e lodhur në shtëpi, pas një dite në punë… por kjo është ajo që ne si mama marrin: një shrehi të një çlirimi emocional, që vjen në fytyrën tonë, në momentin që futemi në derë.
Nuk është se i keni përkëdhelur fëmijët tuaj, nëse në momëntin që hyni në derë ata ju presin me britma dhe ulërima… mos lejoni askënd t’jua thotë këtë gjë.
Përkundrazi, keni krijuar një hapësirë të sigurtë për fëmijët tuaj, e ju keni lënë mundësinë të jenë sa më të natyrshëm me ju.
Dhe është tepër, tepër e rëndësishme për fëmijët që të sillen shumë natyrshëm me ndjenjat e tyre, me emocionet dhe fuknsionet trupore. Kur të rriten, ne duam që fëmijët tanë të kenë një mirëfunksionim emocional, inteligjence dhe një vetëdije trupore, apo jo ?
Prandaj, merre si një shenjë të mirë.
A fillojnë fëmijët tuaj të flasin me gjuhë, të qajnë, të çlirojnë zorrët e tyre dhe të ngjiten pas jush sapo ju hyni në derë? Merreni si një shenjë që ata ju duan dhe ju e dini që unë po ju dërgoj shumë dashuri herën tjetër që do të ndodhi kjo gjë, sepse e di… oh e di… na çmendin të gjithave! Ata i ruajnë të gjitha për ju.