Pse gratë qajnë në dasma?

Pse gratë qajnë në dasma?

Femrat janë qenie emocionale. Kur një grua qan në dasmën e saj, kjo mund të ndodhë për faktin se po martohet me dashurinë e jetës të saj.

Ajo mund të mendojë për gjërat emocionale dhe ky është motivi pse ajo qan.

Kjo është e kuptueshme. Por pse qajnë femrat e tjera, ndërkohë që po shohin një femër të martohet.

Gjatë një analize të zhvilluar pse femrat qajnë këta ishin gjetjet.

“Jam shumë e lumtur për ata që po martohen”. Të qenit të lumtura me faktin që gjithçka funksionon më së mbari për një çift i çon ata në lot gëzimi

“Sepse të gjithë të tjerët po qanin”. Kjo ndoshta mund të mos ketë shumë kuptim, por në situata festive të gjithë mund të bëhen emocionalë dhe të përfshihen.

“Ata janë shumë të rinj për këtë lloj marrëdhënie, por nëse kjo është ajo që ata duan unë do t’i mbështes”. Në këtë formë u shpreh një nënë teksa shihte vajzën e saj drejt altarit.  Mbështetëse, por paksa e trishtuar…

“Ajo po martohet dhe unë jam e vetmja që mbeta beqare.” Mesa duket disa femra mendojnë për veten e tyre kur qajnë nëpër dasma. Pra kjo mund të quhet një lloj e qare “e lumtur për ty, por e trishtuar për veten”.

“Shpresoj që ajo të jetë vërtet e lumtur”. Ky është reagimi tipik i miqve që nuk janë shumë të sigurt nëse nusja duhet të martohej. Kjo i bën ata në qarje me shpresë.

Ende nuk ka diçka konkluzione të sigurta në të tilla raste, ajo që dihet është që për nusen mbaron një kapitull dhe nis diçka e re. Besoj se dhe ju keni një motiv pse qani në dasma.