Pse muaji shkurt ka 28 ditë?

Në episodin e tij të fundit të ‘It’s okay to be smart’, Joe Hanson ka shpjeguar se pse muaji shkurt ka 28 ditë (1 herë në katër vite 29 ditë)

Hanson e ka shpjeguar këtë fakt, përmes historisë së kalendarit romak i cili ishte bërë sipas paragjykimeve, politikës dhe një kontakt të astronomisë.

Sipas tij, të gjithë muajt në kalendar kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti ka humbur ditët e tij për shkak të egos së perandorit romak, Çezar Augustus.

Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Jul Çezarit, shkurti kishte 30 ditë, ndërsa muaji korrik i emërtuar në bazë të emrit të perandorit (July) kishte 31. Por, problemi qëndronte të muaji gusht (August) që në atë periudhë kishte vetëm 29 ditë.

Kështu që, kur Augustus u bë perandor ai i shtoi “muajt të tij”, gushtit, dy ditë më shumë me qëllim për ta barazuar me korrikun (July). Dhe ishte muaji shkurt ai që humbi betejën në këtë “përballje” mes perandorëve.