Pse nënat që lindin djem, janë të rrezikuara nga…

Tradita Shqiptare kërkon që gratë të lindin djem por studiesit kanë dhënë disa argumente lidhur me ndikimin që ka gjinia e foshnjes në shëndetin e nënës.

Sipas tyre, lindja e një bebeje e gjinisë mashkull shkakton shumë stres për nënën, më shumë se lindja e një vajze. Sipas tyre foshnjat krijojnë kimikate që shkaktojnë inflamacion tek nëna, që mund të dëmtojë qelizat e saj, dhe meshkujt e shkaktojnë këtë më shumë se sa femrat.

Kjo çon në rrreziqe të mëdha shëndetësore afatgjata për gratë që kanë fëmijë, sipas shkencëtarëve, madje duke kontribuar edhe në zhvillimin e depresionit ose sëmundjes së Alzheimer.

Javier Diaz-Castro, nga Universiteti  Granada në Spanjë, tha se duke lindur një djalë nuk do të “ndiheni keq në aspektin e dhimbjes. Dhimbja do të jetë e njëjtë si të jetë djalë apo vajzë”.

“Për sa i përket përgjigjes në trupin e nënës, të paturit e një vajzë shkakton më pak inflamacion,” tha Dr Diaz-Castro, i cili bashkë-autor i studimit. Meshkujt krijojnë më shumë substance të njohura si radikalet e lira, të cilat shkaktojnë reagim në  trupin e nënës sikur të ishin të infektuara. Te trupi i foshnjeve vajza shfaqin më pak shenja të stresit dhe inflamacion pas  lindjes.

SHPËRNDAJE NË: