Pse ngjyra e gjelbër përdoret nëpër spitale?

Ngjyra e gjelbër është një ngjyre e afërt me ngjyrën e kuqe. Ajo përshtatet me elementet mjekësore dhe nuk ka nevojë “të bërtasë” për të tërhequr vëmendjen.

Ngjyra e gjelbër e cila mundëson një ambient me shumë kontrast, zvogëlon lodhjen e syve, dhe bën që njollat e ndritshme të kuqe të gjakut të duken më pak të spikatura.

Çka është më interesante, nëse e shikojmë spektrin e ngjyrave do e gjejmë ngjyrën e gjelbër si neutrale.

Më herët është përdorur ngjyra e bardhe në rrobat dhe çarçafët mjekësorë por kombinimi i dritave të fuqishme dhe të ndritshme operative dhe një ambient plotësisht i bardhë kishte krijuar probleme me shikim apo më saktë lodhje të syve për kirurgët dhe stafin tjetër.

Që nga viti 1950 dhe 1960, shumica e spitaleve kanë braktisur përdorimin e ngjyrës së bardhë në rrobat e operacionit dhe çarçafët e sallave operative dhe kanë zgjedhur lloje të ndryshme të ngjyrës së gjelbër.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .

Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.

Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).