Pse njerëzit vdesin më 1 Janar më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit?

Pavarësisht faktit se shumica e njerëzve e kalojnë 1 Janarin duke fjetur, hulumtimi tregon se sot me të vërtetë është dita më e rrezikshme e vitit.
Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka mbledhur të dhënat dhe ka gjetur se përgjatë dy javëve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, numri i vdekjeve është i lartë.
Hulumtimi tregon se dita kur njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin për shkaqe natyrore është dita e parë e Vitit të Ri, 1 Janari.
Për të përcaktuar këtë, shkencëtarët shqyrtuan çertifikatat e vdekjes të lëshuara gjatë një periudhe prej 25 vjetësh në SHBA.
Shumë studime kanë përcaktuar se rritja e numrit të vdekjeve vinte nga vetë individi, aksidentet apo vrasjet gjatë festave të fundvitit, por asnjë nuk fliste për shkaqe natyrale të vdekjes, të cilat përfshijnë rastet kur njerëzit vdesin nga sëmundjet, pleqëria por jo nga aksidentet apo vrasjet.
Për këtë arsye, shkencëtarët e studimit hetuan dhe dolën në konkluzionin se më 1 Janar me 5 përqind më shumë, njerëzit vdesin nga shkaqe natyrore se çdo ditë tjetër të vitit.