Pse nuk duhet të konsumoni mish derri?

Në trupin e derrit gjenden plot 450 sëmundje, ku 12 prej tyre janë ngjitëse…paralajmëron një studim i fundit.

“Derri ha gjithçka, ai është një ‘fshirës’ i oborreve dhe fushave, ai ha plehrat, mbeturinat dhe njëkohësisht kafshon me dhëmbët e tij minjtë”, thekson Dr. Nezar Dakir, njëri nga udhëheqësit e studimit.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që jashtëqitja të përzihet me gjak? Është sëmundja e lukthit, e cila më së shumti shkaktohet nga konsumimi i mishit të derrit.

Sëmundje të tjera përmendim botulizmin që është një lloj helmimi dhe ‘krimbat ascaris’ që ndonjëherë është sëmundje vdekjeprurëse.

Kujdes!!! Sipas studimit në fjalë:

Mishi i derrit shkakton gjithashtu kancerin e zorrës së trashë, prostatën, kancerin e gjirit dhe rektumin.

Përmbajtja e lartë e mishit të derrit në kolesterol sjell obezitetin, por jo vetëm. Konsumimi i këtij lloj mishi mund të shkaktojë edhe sëmundje të tjera të rrezikshme si për shembull ulçerën e stomakut…