Pse P. Diddy fshiu nga faqja e tij postimin për Era Istrefin? (Foto)

Edhe pse nga dita në ditë pritet që Era Istrefi të publikojë këngën e re, “BonBon” vazhdon ende me jehonën e suksesit.

I radhës që e përkrah këngën hit të këngëtares është një ndër reperat më të famshëm botëror, Puff Daddy i cili ka publikuar këngën e saj në faqen e tij zyrtare të Facebook.

Duke qenë një emër i rëndësishëm në shoubizin botëror që nga periudha e 2 Pac dhe B.I.G, postimi i videos së shqiptares nga ana e tij, vërteton edhe më shumë suksesin e  “BonBon”.

Por çfarë ndodhi që pa kaluar ende 24 orë, reperi e zhduku këtë postim nga faqja e tij. Pavarësisht komenteve pozitive të fansave, Daddy e fshiu postimin. Përse vallë?