Pse psikologët ua ndalojnë prindërve të flenë me fëmijët e tyre

Të flesh me fëmijët në një krevat është një gjë mjaft e zakonshme për prindërit, por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozizëm dhe ankth tek fëmija.

Shumë prej jush mund të thonë që me fëmijët ndodh krejt e kundërta kur ata flenë me prindërit, pra ata qetësohen dhe ndihen të sigurt, por shkencëtarët kanë shifra që hedhin poshtë këto hamendësime.

Studimi, i cili u botua në Journal of Affective Disorders, mori në shyrtim 3,583 fëmijë për të parë se si ndikon ndarjen e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.

Hulumtuesit i ndanë fëmijët në katër grupe.

Fëmijët që nuk e ndajnë shtratin me nënën e tyre (44.4% e pjesëmarrësve), ata që e kanë ndarë shpesh herë kur kanë qenë bebe (36.2%), fëmijët që flenë në të njëjtin shtrat deri 6 vjeç ( 12%), dhe fëmijët qe flinin ende me prindërit (vetëm 7.4% e të studiuarve).

Kërkuesit vlerësuan sjelljet e fëmijëve në intervale të ndryshme kohe dhe fëmijët të cilët e kishin fjetjen me prindërit pjesë të rutinës shfaqën më tepër probleme me përqendrimin sesa fëmijët e tjerë. Ata shfaqën çrregullime (si ankthi apo depresioni) çrregullim sjelljesh dhe fëmijë më shumë se sa super aktivë.

Sigurisht studimi dhe përfundimet nuk është i vlefshëm për foshnjat.