Pse Superkupa e Europës luhet në Maqedoni?

Dy gjigandët e kontinentit të vjetër, Manchester United dhe Reali i Madridit do të përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin “Philip II” në Shkup.

Por përse ky kompeticion luhet pikërisht në Shkup?

Që prej vitit 2013 UEFA vendosi që kjo kupë të zhvillohet në vende të tjera, ndryshe nga më parë kur Superkupa zhvillohej vetëm në Monaco.

Stadiumi i Shkupit ka një kapacitet prej 33.460 vendesh dhe është rikonstruktuar për herë të fundit në vitin 2009.

Temperaturat e ajrit janë rreth 40 në kryeqytetit e Maqedonisë ndërsa ky është një disfavor për anglezët të cilët nuk janë mësuar me kushte të tilla.