Psikologët: Shqiptarët të varur nga karriera, dashuria, seksi

Sot në ditën botërore të robërisë, psikologët në Shqipëri shpjegojnë disa nga llojet e varësisë së popullatës.

E para është robëria intelektuale, përpjekje të vazhdueshme për të punuar gjatë në punë, me qëllim ngritjen në karrierë, ose kushtëzimi nga faktorë ekonomikë sociale.

Pampuri: Harrojmë gjithkënd tjetër duke filluar që nga ana sociale që në një far mënyre na plotëson, ana familjare që është më e rëndësishmja që na formëson dhe mbetemi gjatë gjithë kohës të përkushtuar punës dhe impenjimeve, dhe nuk themi kurrë jo dhe duke mos thënë kurrë jo, atëherë biem pre e robërisë. Kjo është robëria intelektuale.  

Robëria e dytë, sipas pedagoges së psikologjisë në UET Orjola Pampuri, është ajo shpirtërore.

Pampuri: Robëria shpirtërore është ajo robëri fal të cilës ne lidhemi me dikë, dhe harrojmë gjithçka tjetër.

Robëria fizike qëndron në dy drejtime.

Pampuri: Mund ta marrim në dy kahe. Është robëria fal së cilës duam të kemi një person prezentë dhe kërkojmë të shndërrohemi në posesiv dhe robëria tjetër është robëria e të gjithë atyre femrave që fizikisht bien pre e shfrytëzimit.

Psikologët sugjerojnë qytetarët që pavarësisht varësive, të mos neglizhojnë familjen dhe personat e dashur./oranews