“Psikologu, i burgosuri dhe kamarieri” furnizonin burgun me drogë

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal i cili dyshohet se fuste lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P. Durrës.
Finalizimi i operacionit të koduar “Psikologu” çoi në pranga tre persona, mes tyre psikologu i I.E.V.P. Durrës dhe një i burgosur. Po kështu u bë ndalimi i dy personave të tjerëve pjesë e rrjetit.
Të arrestuarve iu sekuestruan lëndë narkotike të llojit Heroinë, Kokainë, Cannabis Sattiva, peshore elektronike, vlera monetare dhe telefona celularë.
Gjatë hetimeve, specialistët kanë arritut të zbardhin dhe dokumentojnë gjashtë ngjarje ku këta shtetas janë të implikuar.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Arjan Belishova 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës;
Astrit Hushi 50 vjeç, banues në Durrës;
Saimir Zotkaj 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P. Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:
Serxhio Shtjalshi 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës;
Sodiol Duma 38 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P.Durrës.
Si funksiononte skema
Shtetasi Astrit Hushi (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek shtetasi Sodiol Duma(i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte shtetasit Arjan Belishova( i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, i cili ishte i burgosur në I.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj(i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P. merrte lekët nga shtetasi Saimir Zotkaj dhe i’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.
Më datë 27.07.2017, shtetasi Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike shtetasit Arjan Belishova , të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A.Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
42.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojt Heroinë;
13 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
2 peshore elektronike;
3 250 € dhe 27 500 lekë të reja;
5 telefona celularë.
6 raste, ku shtetasit e mësipërm dyshohet se janë të implikuar
Më datë 05.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 68 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Më datë 19.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Më datë 28.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Më datë 18.03.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 35.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Më datë 17.05.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Më datë 05.07.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Hetimet vijojnë për shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”dhe”Moskallëzimi i krimit” në bashkëpunim.
/Oranews.tv/