PSM: Platforma shqiptare është mjaft e rrezikshme për Maqedoninë

Përmes një njoftimi zyrtar Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) konsideron se vendi përballet me një krizë politike shqetësuese e krijuarnga qendra të jashtme të forcës

PSM-ja i fton të gjithë subjektet politike në vend, që me mbështetje të popullit maqedonas, të përgatitin një platformë gjithpërfshirëse maqedonase për mbijetesë dhe zhvllim të shtetit.

Sipas kësaj partie, shteti është në rrezik, ndërkaq Platformën e partive shqiptare e konsiderojnë si mjaft të rrezikshme dhe e inkurajuar nga forca të jashtme që për PSM-në, marrin pjesë në destabilizimin e Maqedonisë.

PSM-ja konsideron se një përzierje në punët e mbrendshme të Maqedonisë është precedent në politikën botërore dhe do të çojë në përplasje ushtarake të përmasave të mëdhaja, shumë viktima dhe gjakderdhje.

Për PSM-në, përgjegjësia më e madhe bie mbi dy partitë politike, OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në, si udhëheqëse të dy koalicioneve të mëdhaja. PSM-ja pret përgjigje nga partitë politike maqedonase për nismën e tyre.