PSP-ja hap hetim të ri me emrin e koduar “Trust”

Rasti më i ri i PSP-së “Trust”, ka të bëj me marrjen e tenderëve, gjegjësisht se si janë falsifikuar dokumentet vetëm e vetëm që të fitohet tenderi, kështu duke dëmtuar buxhetin e shtetit për afro 17 milion euro.

“Lënda e sotme “Trust” do të tregoj se deri ku ka shkuar lufta me konkurrencën për të fituar tenderët. Tre biseda të përgjuara kanë qenë kyçe për hapjen e këtij rasti, prej të cilave njëra nuk është publikuar në opinion. Furnizimi publik është realizuar më 07.10.2011. Ekziston dyshim se i pari i akuzuar Transmet DOOL-Shkup, Sileks Nemetali DOOL Kratovo dhe një firmë nga Studenicani, kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej milionë eurove”, tha Fatime Fetai.

Ndërkohë Prokurorja Speciale Katica Janeva theksoi edhe njëherë obstruksionet me të cilat përballet PSP-ja  dhe paralajëmroi padi për të gjithë institucionet që nuk bashkëpunojnë me institucionin që ajo drejton.

“Jemi prokurorë që i mbrojmë interesat e qytetarëve. Shumë institucione dhe funksionarë nuk e respektojnë institucionin tonë, për këtë qëllim edhe do të ngremë padi. Dëshirojmë bashkëpunim me disa institucione dhe disa zyrtarë, por kjo nuk është e mundshme, andaj do të kërkojmë që kjo të ndëshkohet”, deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva për të shtuar se institucioni që ajo drejton ka punuar në mënyrë transparente duke hapur shumë raste, përfshi edhe parregullsitë zgjedhore si dhe atë kush dhe si ka përgjuar në Republikën e Maqedonisë.

Sipas Janevës hetimet financiare zgjasin tepër gjatë, por u shpreh se duhet pasur parasysh se krimi financiar kërkon hetime më të gjera. Janeva madje përkujtoi opinionin se mandati i PSP-së është që ti hetojë të gjitha parregullsitë që dalin nga materialet e përgjuara nga viti 2008 e deri më vitin 2015.

Janeva gjithashtu njoftoi se hetimi për rastin “Titanik” është zgjeruar dhe po hetohen 17 persona të përfshirë në më shumë vepra penale.

“Ka edhe implikime financiare. Pas dëgjimit të materialeve të përgjuara kemi vërejtur se bëhet fjalë për më shumë persona. Prej tyre 5 anëtarë janë organizatorë të grupit dhe janë funksionarë të pushtetit”, deklaroi Janeva.

Hetim financiar nën emrin e koduar “Trust”

“Lënda e sotme “Trust” do të tregoj se deri ku ka shkuar lufta me konkurrencën për të fituar tenderët. Një miliard e 660 milion denarë ose 17 milion euro. Tre biseda të përgjuara prej të cilave njëra nuk është publikuar në opinion. Furnizimi publik është realizuar më 07.10.2011. Ekziston dyshim se i pari i akuzuar “Transmet DOOL-Shkup”,  “Sileks Nemetali DOOL-Kratovo” dhe një firmë nga Studeniçani, kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej disa milionë eurove”, deklaroi Fatime Fetai.