Publikohet çmimi i biletave për ndeshjen Itali-Shqipëri

Përkrahësit kuqezi kanë në dispozicion pak më shumë se 2 mijë vende në tribunën jugore të stadiumit “Renzo Barbera” të Palermos.

Janë publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e 24 Marsit Itali-Shqipëri që do të luhet në stadiumin e Palermos, “ Renzo Barbera”. Çmimi i biletave për tifozët shqiptar do të filloj nga 12 euro. Të gjithë tifozët shqiptar që janë të interesuar, prej ditës së hënë do të shiten biletat për ndeshjen Itali – Shqipëri dhe mund t’i blejnë biletat e kësaj ndeshje online nga e gjithë Italia.

Përkrahësit kuqezi kanë në dispozicion pak më shumë se 2 mijë vende në tribunën jugore të stadiumit “Renzo Barbera” të Palermos.