Publikohet dokumentari për Dua Lipën (Video) SKENA | 21.12.2016 13:26

Është publikuar filmi i shkurtër dokumentar i Dua Lipa’s që flet për jetën e këngëtares. Filmi i cili është realizuar nga “NPRmusic”, zbulon se si këngëtarja shqiptare është shndërruar në pop sensacion britanik brenda një kohe të shkurtër.

Si vajza e një muzikanti, Dua Lipa u rrit e rrethuar nga muzika, frymëzuar duke e dëgjuar Christina Aguilera, Sterephonics dhe Robbie Williams. Në moshën 15 vjeçare ajo filloi duke publikuar video në youtube, të cilat kanë zbuluar zërin e saj të fuqishëm, transmeton Bota sot.