Publikohet fotoja e tunizianit në kërkim për sulmin në Berlin

Policia e Gjermanisë ka intensifikuar kërkimin për autorin e sulmit i cili vrau 12 persona dhe plagosi afro 50 të tjerë, me një kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Tashmë dyshohet se sulmi, që u mor përsipër nga Shteti Islamik, mund të jetë kryer nga një tunizian.

Policia gjermane është vënë në ndjekje të një djali të ri rreth 21- 24 vjeç me emrin e Anis Amri pasi ka zbuluar një leje qendrimit të tij në kamionin e masakrës.

Policia ka publikuar edhe foton e të kërkuarit, ndërsa mësohet se ai përdorte tre identitete të ndryshme.

Policia ka nisur një operacion për arrestimin e tij në shtetin e Vestfalisë veriore ku është lëshuar leja e qendrimit.

Dyshohet se mund te jete plagosur?
Besohet se i dyshuari mund të jetë plagosur gjatë përleshjes me shoferin e kamionit dhe policia ka bërë kontrolle në të gjitha spitalet pasi ai mund të jetë duke marrë mjekim.

Kreu i dedektivëve federal në Gjermani tha se arrestimi i autorit është çështje orësh.

Sipas tij, rreth 500 persona kanë dhënë informacione për këtë ngjarjen.

“Shume i rrezikshem”

Policia beson se ai mund të jetë i armatosur dhe ‘shumë i rrezikshëm” dhe anëtar i një organizate të madhe islamike. Gjithashtu mendohet se ai i është nënshtruar një trajnimi për përdorimin e armëve

Policia e Berlinit, fillimisht arrestoi një emigrant 23 vjeçar nga Pakistani, por e liroi atë mbrëmë vonë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik deklaroi se autori ishte “ushtar i Shtetit Islamik”, që iu përgjigj ftesës së grupit për të sulmuar shtetasit e vendeve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që luftojnë kundër IS-it në Siri dhe Irak.

epa05682718 Rescue workers and the Berlin fire brigade at the scenes where a truck crashed into a Christmas market, close to the Kaiser Wilhelm memorial church in Berlin, Germany, 19 December 2016. According to the police, several people are reported killed and many injured in what police suspect it was a deliberate attack. EPA/PAUL ZINKEN

Sulmi ne Berlin 19 dhjetor 2016, foto: EPA/PAUL ZINKEN