Publikohet letra e Bin Ladenit, e cila jepte detaje se kur u lejohej xhihadistëve të masturbojnë (Dokument)

Publikohet letra e Bin Ladenit, e cila jepte detaje se kur u lejohej xhihadistëve të masturbojnë (Dokument)

Në një letër që është gjetur në ish-kompleskin e tij në Abotabadu, Osama Bin Laden kishte zbuluar se kur duhen xhihadistët të masturbojnë.

Ish-lideri i Al-Qaedës kishte aq shumë ndikim të madh tek kolegët e tij, sa që u tregonte se kur ata duhet ta ‘kënaqin veten’, transmeton Telegrafi.

Në një letër të cilësuar si top sekret, ai i kishte shkruar ndihmësit të tij të besuar nga Afrika e Veriut, duke i thënë se në kushte ekstreme terroristëve u lejohet të masturbojnë duke marrë parasysh faktin se janë larg grave të tyre.

Kjo letër ishte sekuestruar në vitin 2011 nga Shtetet e Bashkuara së bashku me 49 dokumente tjera, kurse tani janë bërë publike nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI).

Në këtë letër, njeriu që dikur konsiderohej si terroristi më i kërkuar në botë, kishte shkruar edhe për sulmet nga Shteteve të Bashkuara. Por, nuk kishte hezituar të komentoj edhe mbi aktivitetet seksuale të xhihadistëve të tij.