Publikohet lista e deputetëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA (Dokument)

Tashmë është bërë publike lista zyrtare e kandidatëve për deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Ashtu siç pritej, listës i prin kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Prapa tij renditet kreu i AAK-së, Haradinaj, njëherësh kandidat i koalicionit për kryeministër.

Në vend të tretë është Flora Brovina nga PDK, e ndjekur nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj.