PUBLIKOHET RAPORTI I OBDUKSIONIT TË ASTRIT DEHARIT

vokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka pranuar të premten rezultatet e obduksionit të Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili vdiq më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Avokati Gashi ka thënë se rezultatet që iu dhanë atij nga Prokuroria e Shtetit njoftojnë se Dehari ka vdekur nga asfiksia dhe nga një mjet i fortë, raporton Insajderi.

“Nga Prokurori i Shtetit kemi marrë një raport të abduksionit, i cili tregon se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia dhe nga një mjet i fortë. Unë si avokat i familjes do t’i shikojë këto rezultate dhe do të dalim me një komunikatë zyrtare”, ka thënë Gashi.

Ai është ankuar se autoritetet e drejtësisë nuk i kanë dhënë mbrojtjes së Deharit provat e siguruara dhe fotografitë e qelisë së të ndjerit.

“Ata nuk na kanë dhënë as fotografitë nga abduksioni as fotografitë nga qelia e Astrit Deharit”, ka thënë ai.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën akuzën për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, më 30 gusht të këtij viti. /Insajderi.com