Publikohet video ku dëgjohet salla duke brohoritur UÇK bashkë me Grubin (VIDEO)

Fjala UÇK në sallën Boris Trajkovski e brohoritur nga kandidati për deputet nga radhët e BDI-së Artan Grubi jo që tronditi disa shqiptarë që janë reshtuar në partitë maqedonase, por edhe shumë media të Serbisë.

Ja fjalimi i Artan Grubit ku dëgjohet salla duke brohëritur UÇK UÇK bashkë me Grubin. 

Po pra, UCK, unë UCKnë e shoh tek të gjithë ju, UCK eshte Dibra, Kercova, Struga, Likova e Kumanova, Tetova e Gostivari, UCK eshte Shkupi im.

UCK është cdo shqiptar, dhe më tepër se cdo gjë tjetër, UCK janë dëshmorët dhe luftëtarët, UCK është Ali Ahmeti.

Pikërisht UCKja dhe Ali Ahmeti sollën lirinë, rikthyen guximin, inicuan procesin e pakthyeshem të shqiptarëve të lirë dhe të barabartë, UCKja dhe Ali Ahmeti gjithashtu themeluan edhe BDInë për ta zbatuar misionin e shenjtë.

Më pastaj, BDI dhe Ali Ahmeti ia risollën Shkupin Kërcoven dhe Strugën shqiptareve, themeluan dy universitete shqiptare, zyrtarizuan gjuhën e flamurin, punesuan mbi 25.000 administrator, hapën zona të lira ekonomike, sollën investime amerikane dhe evropiane, ndërtuan rrugë, shkolla, spitale, salla sportive, rrëzuan kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, rreshtuan shqiptarët rrugës drejt familjes euroatlantike

Prandaj të nderuar, duke u rreshtuar sot pas Ali Ahmetit, jemi rreshtuar pas UCKsë, jemi rreshtuar pas Hasan Prishtinës e Bajram Currit, Luan Haradinajt e Ismail Qemalit, pas Adem Jasharit e Fehmi Lladrovcit, jemi rreshtuar për herë të parë në anën e duhur të historisë dhe ardhmërisë, pas Amerikës dhe Evropës.

Vëllezër e motra, kemi nderin të jemi bashkëkohanik dhe bashkeveprimtar të Ali Ahmetit, rilindasit të fundit të ditëve tona, sepse Ali Ahmeti sot është ajo cka ishte Hasan Prishtina dje.

Në dritën e kësaj Kalaje të ndërtuar me vepra kombëtare, vitet e qeverisjes sonë mbeten vitet e një ndryshimi të madh, te pakrahasueshem, të pamohueshëm dhe të pakthyeshëm.

Me BDInë vendimtare dhe përcaktuese, partnere të Evropës dhe Amerikës, në mandatin e ardhshëm do t’ia dalim ta rrumbullaksojmë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, të avansojmë konsensualitetin në vendimmarje, të jemi tërësisht të barabartë, dhe të ndërtojmë shtet ligjor e të integruar aty ku e ka vendin.

Prandaj, më 11 dhjetor përcaktohet fati dhe e ardhmja, jo e një partie politike, por fati dhe e ardhmja e shqiptarëve, e fëmijve tanë, e familjeve tona.

Për këtë arsye, këto zgjedhje do të jenë referendum për të ardhmen. Beteja për të ardhmen nuk humbet miq. Beteja për të ardhmen fitohet.

Kjo betejë është përplasje në mes të sigurisë, stabilitetit, qëndrueshmërisë dhe paqës që e ofron BDI dhe Ali Ahmeti përballë paparashikueshmërisë dhe pasigurisë që ofrojnë të tjerët.

Burra dhe gra, vajza dhe djem: Opsionet në këto zgjedhje janë VETEM dy: Të jesh ose të mos jesh; shqiptarët vendimtar apo shqiptarët e parëndësishëm.

Historia do të jetë vlerësuesja përfundimtare për opsionin që do zgjedhim dhe për rreshtimin që do të bëjmë në këto kohëra vendimtare dhe përcaktuese për kombin tonë.

Më 11 dhjetor, trokitni në cdo derë shqiptare, ftoni të madh e të vogël, të ri e të moshuar, burra e gra, që të rreshtohen përsëri pas Ali Ahmetit dhe BDIsë:

Sepse, 11 dhjetori është votë per ti dhënë forcë dhe besim rrugës tonë,

11 dhjetori është një votë për fitoren e Bashkimit ndaj urrejtjes përcarëse

11 dhjetori është një votë për fitoren e shpresës ndaj frikës

11 dhjetor, është një vote për fitoren e sinqeritetit ndaj manipulimeve

11 dhjetori është zgjedhja vendimtare midis perendimit dhe lindjes,

Vetëm edhe 21 ditë nga sot, do të vendosim dhe festojmë për fitoren e betejës për të ardhmen sic e duam bashkë

Prandaj, 11 dhjetori le ti bën shqiptarët vendimtar, vendimtar nëpërmjet të njeriut të pushkës e të lapsit, të vërtetit, Ali Ahmeti.

Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara.