Publikon këngën e re të Era Istrefit, arrestohet pronari i kompanisë “On Air Music”

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga themeluesit e kompanisë “On Air Music” Kushtrim Morina i cili akuzohet për cenim të të drejtave të autorit

Padinë e ka bërë Faton Shoshi i cili edhe menagjon këngëtaren Era Istrefi, raporton RTV 21.

Policia e Kosoves ka intervistuar Kushtrim Morinen i cili ka pranuar se ka përdorur userin e kompanise që e menagjon “ON AIR” dhe ka hyrë në CONTENT MANAGER ku ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit ende e pa publikuar dhe permes një linkut ia ka dërguar shokëve të tij.

Policia po ashtu ka konfiskuar disa laptopë, si dhe telefona të mençur te cilët janë dërguar për ekzaminim nga njësia e Kibernetikës. /RTV21/