Publikuan foton djalit të tyre 13- vjeçar në spital, ja mesazhi që përcjellin

 

Ai i gënjeu prindërit dhe u tha që do të qëndronte në shtëpinë e një shoku, por nuk bëri kështu.

Billy Nethercot 13 vjeç u bashkua një party me më shumë se 100 adoleshentë, ku konsumoi shumë hashash por edhe pije alkoolike duke përfunduar në spital.

Prindërit e tij nuk e shqetësuan sepse menduan që ishte në shtëpinë e shokut, por motra e tij e madhe i tregoi nënës së saj një foto të postuar nga Billy në snapchat ku dukej se po pinte një cigare hashash.

Pam Nethercot tentoi disa herë që të komunikonte me djalin e vogël por e kishte të pamundur. Ajo u lajmërua nga spitali se Billy Nethercot ishte i shtruar pasi kishte konsumuar shumë alkool dhe hashash.

Pam u shpreh se shumë adoleshent e bëjnë këtë gjë pa menduar për pasojat dhe se ishte e bindur se nëse djali nuk do ta kishte gënjyer atëherë ai nuk do të kishte përfunduar në spital ku mund edhe të kishte humbur jetën.

Ata e fotografuan djalin e tyre në spital për të përcjellë mesazhin se “prindërit nuk duhet të gënjehen”.