Puna pas orarit do jetë e jashtëligjshme

Nëse keni qenë me miqtë ose familjarët tuaj në një fundjavë dhe keni marrë një email urgjent nga puna për tu paraqitur atje, juve ju bie humori menjëherë dhe dita prishet.

Por tani mos u shqetësoni sepse shumë shpejt puna pas orarit do të jetë e jashtëligjshme.

Sipas BBS News, një ligj i ri në Francë, thotë se një kompani me 50 ose më shumë punonjës nuk mund ta shqetësojë nëpunësin e saj pas orëve të punës.

Franca i jep punonjësve 30 ditë pushim çdo vit dhe 16 javë leje familjare të paguar, kjo iniciativë e ka bërë shtetin akoma dhe më të pëlqyer.

“Qëllimi i këtij ligji është të bëjë të mundur që qytetarët francezë ta shijojnë plotësisht kohën e tyre pushim”, tha Benoit Hamon nga Asambleja Kombëtare Franceze.