Punëtorët e Jugohromit në takim me kryeministrin

Përfaqësuesit e sindikatës dhe drejtuesit e Jughromit kanë takuar kryeministrin Emil Dimitriev nga i cili kërkuar ndihmë për rifillimin me punë të këtij kombinati pasi të skadojë ndalesa prej 90 ditëve e vendosur nga inspektorati i ministrisë së Ekologjisë. Pas takimit, të punësuarve e Jugohroimit   janë shprehur optimist se fabrika e tyre do të fillojë me punë nga 1 shkurti.

 Kërkesa e vetëm është që të fillojmë me punë të  anulohet vendimi  i inspektoratit  p[asi në fund të muajt janarit mbaron ndalesa që e patën sjellë ata  dhe në kërkuam që të mos ketë ndalesë tjetër të punës dhe të fillojmë më punë – tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.

Nga qeveria përmes një komunikate  kanë sqaruar se do të angazhohen për zgjidhjen e problemit por pa shkelur ligjin.

 Qeveria vlerëson se për zgjidhjen e kësaj çështje do të duhet që të respektohen edhe interesat  e të punësuarve , standardet  ekonomike dhe interesat e kompanisë . Ekziston mundësia që këto tre interesa të plotësohen mos u cenuar çështje tjera – deklaruan nga Qeveria.

Kombinati Jugohromit konsiderohet si ndotësi më i madh i rajonit të Pollogut. Qytetarët dhe shoqatat civile disa herë përmes protestave kërkuan mbylljen e kësaj fabrike deri në plotësimin e standardeve ekologjike. Pavarësisht se shteti ka vendosur si kusht ndërtimin e sistemit të filtrimit për rifillimin me punë, punimet për filtrat ende janë në fazën fillestare./alsatm