Punëtorët e Jugohromit sot protestojnë në Shkup

Të punësuarit e Kombinatit Jugohrom sot do të dalin në protestë prej ora 12:00 deri më 13:00 dhe do ta bllokojnë udhëkryqin tek kompleksi i gjykatave.

Protestuesit do të dorëzojnë një letër deri Inspektorati I ministrisë së ambientit permes së cilës kërkohet që të tërhiqet masa për ndalesë të punës së kombinatit, prej nga sigurojnë ekzistencën mijëra banor të këtij rajoni.