Punëtori për krijimin e strategjisë për zhvillim të dialogut multikulturorë në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Asociacionin Multietnik “Florens Najtingël” organizuan Punëtorinë për krijimin e strategjisë për zhvillim të dialogut multikulturorë në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës.

Parë nga perspektiva e komunitetit të biznesit, duke qenë se bizneset janë gjeneratorë kryesorë të punësimit, ato kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e standardit dhe cilësisë jetësore.

Ndaj, OEMVP edhe në platformën e saj ekonomike parasheh zbatim të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në të gjitha nivelet, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit. Vëmendje e veçantë ju jep organeve ku kjo deri më tani nuk ka qenë praktikë: Zyra shtetërore për statistikë, Kadastra për Patundshmëri, Regjistri Qendror dhe institucione tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. E gjithë kjo në mënyrë indirekte ndikon pozitivisht në zbutjen e dallimeve ndëretnike.

Gjithashtu, gjatë punëtorisë u prezantuan edhe gjetjet kryesore të vlerësimit të situatës së multikulturalizmit në këtë komunë dhe u zhvillua korniza për aktivitetet dhe rezultatet që do të çojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunë. Strategjia e përgatitur, do të paraqitet në Këshillin e Komunës për shqyrtim dhe miratim.

Punëtoria është pjesë e projektit Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal“  të cilin e implementon Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Asociacionin Multietnik “Florens Najtingël””. Projekti financiarisht është i mbështetur nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.