Pushimi dimëror për nxënësit këtë vit do të zgjat katër ditë më...

Pushimi dimëror për nxënësit këtë vit do të zgjat katër ditë më pak

 

Shkollat e mesme dhe fillore në Maqedoni këtë vit pushimin dimëror do ta fillojnë një ditë më vonë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa gjysëm vjetorin e dytë do e fillojnë tri ditë më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se këtë vit pushimi dimëror do të jetë më i shkurtë për katër ditë në krahasim me vitin shkollorë 2015/16, për shkak se gjatë këtij viti ka shumë festa që bien në ditë pune, kurse viti shkollorë sipas ligjit për arsim të mesëm dhe fillorë, patjetër duhet të jetë zjatë 180 ditë pune