“Pushoooooo!” / Fevziu gati të “shpërthejë” sërish në emision

"Pushoooooo!" / Fevziu gati të "shpërthejë" sërish në emision

Të gjithë e mbajnë mend shpërthimin e gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion” ndaj Artan Lames.

Por duket se një tjetër, skenar i ngjashëm mund të ishte parë sot në televizion nëse nuk “do të ndërhynte” Kreu i PD Lulzim Basha.

Gjatë një lidhje direkte nga protesta, për gazetarin Fevziu, ishte e vështirë të dëgjonte përgjigjet e Bashës, në një kohë që simpatizantët e djathtë po brohorisnin: “Edi Rama ka mbaru!”

Në këtë moment, Fevziu i ka kërkuar Bashës që të qetësojë protestuesit.

“Dhe ju lutem zoti Basha a mund t’u thoni mbështetësve që të ulin zërin sepse mezi ju dëgjoj.” tha Fevziu

Në të kundërt, edhe pse ndodh rrallë, të gjithë protestuesit e dinë çfarë ndodh “kur shpërthen” Fevziu.