Pushuesit në Dhërmi braktisin plazhin në panik (VIDEO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ketë paradite në plazhin e Drimadhës, pasi dikush ka lajmëruar për ardhjen e një dallge të madhe dhe të gjithë pushuesit qe ndodheshin aty, kane braktisur plazhin. Të huaj e shqiptarë, janë futur në lokale.Ndërkohë lajmërojnë për Dritare.net se është krijuar panik i madh dhe disa prej tyre po marrin makinat dhe po braktisin Drimadhën.