Putin bëhet gati për ‘Luftën e Nxehtë’, do sulmojë nëse provokohet

Vladimir Putin nuk ka ndërmend aspak të bëjë një Luftë të Ftohtë, ai po bëhet gati për Luftë të Nxehtë. Një gjë të tillë as ai nuk e do, por nuk do të tërhiqet prapa nëse provokohet mbi Sirinë.

Ky ishte paralajmërimi i ish-ambasadorit britanik në Moskë, Sir Anthony Brenton i cili insiston se marrëdhëniet mes Kremlinit dhe Perëndimit janë aktualisht “më të rrezikshmet” që ka parë deri tani, me përshkallëzimin e tensioneve pas fushatës bombarduese në Siri.

Edhe pse Rusia ka dërguar luftëanijet në brigjet britanike në rrugën e tyre drejt Sirisë, Moska është e dobët dhe nuk do luftë, thotë Brenton.

Gjithashtu në intervistë për Daily Mirror, ish-ambasadori tha se “është pothuajse e pamundur që Rusia të tërhiqet nëse bëhet luftë, pasi tërheqja e Putin do të nënkuptonte edhe fundin e tij”.

Javët e fundit tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur pas akuzave të dy palëve për luftën brutale civile në Siri.