Putin: “Europa s’ka të ardhme, po shkatërrohet”


Putin: “Europa s’ka të ardhme, po shkatërrohet”

“Një shoqëri që nuk mund të mbrojë fëmijët e saj nuk ka të ardhme”. Kështu e ka cilësuar situatën Vladimir Putin, duke hedhur akuzua ndaj Europës, kjo për mënyrën se si vendet po trajtojnë krizën emigrantëve. Shqetësimi i Presidentit të Rusië është se, autoritetet nuk shqetësohen për mbrojtjen e fëmijëve.

Presidenti rus ka qëndruar i heshtur në lidhje me krizën e refugjatëve që po shkatërron Europën, por tani ai ka folur. Ai përmendi rastin e një djali 10-vjeçar që u përdhunua nga një emigrant irakian, në një pishinë në Vjenë, Austri, në fillim të këtij viti.

Emigranti, i identifikuar si 20-vjeçari Amir A, u dënua fillimisht për sulmin seksual, por më vonë vendimi u përmbys për shkak se gjykata vendosi se nuk kuptoi se çfarë kishte thënë djali. Një gjyq i dytë për përdhunimin do të zhvillohet vitin e ardhshëm dhe sulmuesi pritet të mbetet në paraburgim deri atëherë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, udhëheqësi rus është shfaqur mjaft kritik ndaj politikave të Europës. Putin është shprehur se: “Në një vend Europian, një fëmijë përdhunohet nga një migrant,dhe gjykata e liron atë, unë nuk mund ta shpjegoj por kjo është një ndjenjë e fajit para gjithë emigrantëve? Çfarë po ndodh? Nuk është e qartë”.

Nuk është hera e parë që Rusia ka goditur mbi trajtimin e krizës së emigrantëve. Në mars, vendi akuzoi liderët e vende të BE-së se, qëllimisht ata kanë injoruar ndryshimet kulturore që kanë shkaktuar fërkime në të gjithë kontinentin.

Duke shtuar se “multikulturalizmi ka dështuar”, ku Europa nuk ka formuar një strategji të qëndrueshme se si të integrohen refugjatët në shoqërinë perëndimore, një dekaratë e shefit të emigracionit në Rusi, e atëhershme, theksonte se: “Komisioni Europian la vendet që në mënyrë individuale të vendosin se si ata duhet të trajtonin fluksin e azilkërkuesve, pavarësisht faktit se politikat dhe aftësitë e shteteve anëtare janë shumë të ndryshme”.

Hungaria ka kritikuar edhe më parë politikat e BE-së mbi krizën, duke refuzuar të pranojë refugjatë.