Putin: Nuk ka dëshmi se Assad ka përdorë armë kimike

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë të martën çfarëdo raportimi se forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad qëndrojnë prapa sulmit me armë kimike në provincën Idlib në prill, kur humbën jetën dhjetëra veta.

“Sipas informacioneve tona, nuk ka dëshmi se Assad ka përdor armë kimike. Ne jemi të bindur se ai nuk e ka bërë këtë”, tha Putin në intervistën për gazetën “Figaro”.