Putin paralajmëron për katastrofë globale

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se kërcënimet për veprime ushtarake ndaj Koresë Veriore mund të shkaktojnë katastrofë globale.Lideri rus ka theksuar se vendosja e sanksioneve më të ashpra ndaj Koresë Veriore për shkak të programit të saj të armëve bërthamore do të ishte kundërproduktive.Putin, duke folur pas samitit të BRIC në Kinë, e ka kritikuar diplomacinë amerikane rreth krizës në gadishullin korean dhe ka bërë thirrje përsëri për bisedime, duke thënë se Peniani nuk do ta ndalë programin e vet të testeve raketore derisa të ndihet i sigurt, transmeton Express.

“Rusia i dënon stërvitjet e Koresë Veriore. Ne konsiderojmë se ato janë provokim. Por, ta rrisësh histerinë ushtarake nuk çon drejt së mirës. Në fakt, mund të çojë drejt një katastrofe globale”, ka thënë Putin.Putin ka insistuar për bisedime paqësore.“Nuk ka rrugë tjetër pos rrugës paqësore”, ka shtuar ai.