Putini po bëhet njeriu më i pasur në botë, atij më nuk mund t’ia kalojë as Bill Gates

Zyrtarisht mësohet se Putin fiton 133, 000 dollarë në vit dhe ka një apartament modest në Moskë.Themeluesi i “Amazon” Jeff Bezos dhe bashkë-themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, mësuan për titullin e më të pasurit në botë javën e kaluar, por udhëheqësi i vërtetë më i pasur në botë mund të jetë Vladimir Putin, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.Bill Browder, një financier amerikan, njoftohet se u tha senatorëve javën e kaluar se Presidenti rus është më i pasur se Bezos dhe Gates. Sipas “Newsweek”, shefi ekzekutiv i Menaxhmentit Hermitage Capital tha se ai mendon se pasuria e Putinit peshon rreth 200 miliardë dollar.“Newsweek” tha se kompania e Browder ishte dikur investitori më i madh i portofolit në Rusi dhe se Browder ishte aksionar në Gazprom, Surgutneftegas dhe ndërmarrjet e tjera shtetërore ruse në vitet 1990.Rreth asaj kohe Putini njoftohet se ka bërë një marrëveshje me biznesmenët rusë që e bënë atë “njeriun më të pasur në botë”.Pasuria personale e Putinit ka qenë temë e debatit dhe spekulimeve të thella gjatë viteve të fundit.“Newsweek” raporton se zyrtarisht Putnik se ai fiton 133, 000 dollarë në vit dhe jeton në një apartament modest në Moskë.Bezos dhe Gates kanë një pasur me vlerë më shumë se 90 miliardë dollarë sipas të dhënave të më të fundit të “Bloomberg”.Gates u emërua si personi më i pasur në botë në renditjen Forbes’it të këtij viti. Ky publikim në mars vlerësoi pasurinë e tij të jetë rreth 86 miliardë dollarë, përpara shefit ekzekutiv të Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria e të cilit u citua të jetë rreth 75.6 miliardë dollarë.