Pyetja që nuk duhet ti bëni kurrë fëmijëve

“Si ja kalove sot në shkollë?”: Kjo është pyetja që prindërit i bëjnë çdo ditë fëmijëve të tyre.

Shpesh herë përgjigjia është vetëm një: “Mirë”. Asnjë detaj, por e shoqëron zakonisht një shikim i bezdisur, sikur do të thojë: “Më lër rehat”.

A do të ishte më mirë që mamatë dhe baballarët të ndalonin së e beri këtë pyetje apo të vazhdonin të këmbëngulnin?

Sipas një artikulli të publikuari në New York Times, të shkruar nga psikologia Lisa Damour, prindërit duhet të mos e bëjnë më një pyetje të tillë.

Jo sepse fëmijët fshehin një sekret apo sepse janë të “cuditshëm” por ata, dhe sidomos adoleshentët, nuk janë shumë entuziastë për të treguar për ditën e tyrë për disa arsye.

Pjesën më të madhe të rasteve ata i shmangen kësaj pyetje sepse janë emocionalisht dhe mendërisht të sfilitur: “Ata mund të argëtohen në shkollë me miqtë e tye, por janë gjithashtu në kontakt me persona të pazgjedhur,” – shpjegon pskikologia.

Ajo çfarë ju do donit të bënit pas një dite të lodhshme në pune është e kundërta: të mos flisnit fjalë për fjalë për çdo gjë që ndodhi në zyrë, por të qëndronit të heshtur, të flisnit për diçka tjetër e të shpërqëndroheshit.

Është ndoshta pikërisht ajo që duan dhe nxenësit e vegjël. Për prindërit, për shembull do të ishte mirë të bënin pyetje specifike si “ si shkoi prohjekti në grup?”, dhe nëse ankohen për ditën e tyre, lërini, pasi adoleshentët kanë nevojë për mbështetje dhe jo këshilla.