Qafë-Thanë, makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Qafë-Thanë, makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Një 45-vjeçar ka humbr jetën pasi mjeti me të cilin ai udhëtontë doli nga rruga. Ngjarja ndodhi në  aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, ku automjeti tip “Ford” me targa AA 412 FO,  i drejtuar nga shtetasi J.Y, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit i cili udhëtonte i vetëm në këtë mjet, ka humbur jetën, rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.