Qëllohet me armë zjarri biznesmeni në Tiranë. Emri

Është zbuluar identiteti i të plagosurit me armë zjarri të “Pazari i Ri” në Tiranë, mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve ai është biznesmeni Pëllum Gjoka.

Gjoka, pronar i një hoteli në kryeqytet, është qëlluar nga K.M., 40 vjeç, tashmë i arrestuar nga Policia. Sipas dëshmitarëve, autori ka zbritur nga një automjet me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë të plagosurin, i cili ishte në rrugë.

 

Zyrtarisht, policia njoftoi:

Rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.