Qëllon me armë babain, arrestohet 22 vjeçari në Durrës

Një 22-vjeçar u arrestua nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri babain e tij 51 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, ku shtetasi Mardit Mona ka qëlluar me armë ndaj babait të tij duke e plagosur në pjesën e këmbës.

Policia e arrestoi të riun, ndërsa ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Autori sipas policisë, është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.