Qeriqi – Haradinajt: Ke qenë dhe do të mbetesh legjendë!

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qeriqi, ka thënë se Haradinaj, ka kaluar sfida edhe më të rënda se sa kjo, shkruan GazetaBlic.com

Ke qenë,je dhe do të mbetesh LEGJENDË.
Ke kaluar sfida edhe më të rënda,do ta kalosh shpejt edhe këtë pengesë dhe këtë padrejtësi,që po të bëhet nga Drejtësia Franceze.Jemi krenarë me ju,për kontibutin e madh që ke dhënë për Liri.Respekt Gjeneral“, ka shkruar Qeriqi, në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Gjykata e ka shtyer vendimin për Haradinajn, për 2 mars.