Qeriqi thotë se Abrashi tentoi ta korruptojë (Video)

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të Luftës së UCK-së, Xhevdet Qeriqi ka rrëfyer se si ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka tentuar ta korruptojë atë përmes sekretarit të kësaj ministrie duke i kërkuar llogarinë, para se të bëhen ndryshimet ligjore në ligjin për veteranët.

Qeriqi ka refuzuar  kategorikisht këtë ofertë duke thënë se që nga ajo kohë ai nuk është ftuar në takime nga ministri Abrashi.