“Qeveri së shpejti, por askush nuk tregon”

Disa parti politike vazhdojnë të heshtin lidhur me formimin e qeverisë së re në Maqedoni, ndërsa disa prej tyre refuzojnë të flasin për përmbajtjen e diskutimeve.

“Asgjë nuk mund të zbulojmë për publikun deri sa nuk ka përfunduar çdo gjë”, thonë nga “Aleanca për Shqiptarët”, përfaqësuesit e të cilëve mbrëmë janë takuar me nënkryetarët e BDI-së, transmeton “Rel”.

“Jemi në bisedime me BDI-në dhe LSDM-në, deri sa nuk përfundon e gjithë kjo asgjë nuk mund të tregojmë. Në nuk do të hymë në qeveri me asnjë qeveri nëse nuk zbatohen thuajse gjitha pikat e deklaratës së partive shqiptare”, ka thënë Arben Taravari.

Sipas Marko Troshanovskit nga Instituti për demokraci, heshtja për këto çështje të rëndësishme që prekin identitetin, rendin kushtetues dhe ligjor, veçanërisht temat për PSP-në dhe përdorimin e gjuhës shqipe, nuk duhet të jenë të “fshehura”, nën petkun e bisedimeve të partisë.

“Mungesa e informacionit nga përfaqësuesit zyrtar të partive lë hapsirë për shpekulime, manipulime, keqpërdorime dhe mbi gjitha vë në rrezik vetë procesin e negociatave i cili është shumë delikat”.

Por, edhe në kabinetin e presidentit Gorgje Ivanov mbizotëron për çështjet në lidhje me mandatin për formimin e qeverisë.

Kujtojme se Ivanov, pas takimit me liderët e partive, tha se do t’ia japë mandatin shumicës që siguron 61 deputetë.