Qeveria e maqedonisë, “bomba” sërish në duart e Ivanovit

LSDM-ja ka mandatuar Zoran Zaevin për të ngritur qeverinë edhe pas konfirmimit të Ali Ahmetit për dhënien e firmave, megjithatë është Presidenti Ivanov ai që duhet të japë autorizimin, raporton Albeu.com.

Presidenti Ivanov i vendosi kushte partive politike që nuk arritën të bëjnë shumicën në fillim duke thënë se do të autorizojë atë lider që ka votat për kalimin e qeverisë.

Ashtu siç e tha Ali Ahmeti, “bomba”, tani përsëri është në duart e Ivnaovit.

Analistët janë të ndarë, disa thonë se Ivanov është i obliguar që t’ia japë mandatin partisë së dytë me më shumë mandate, pasi që në të kundërtën do ta shkel Kushtetutën. Ekspertët e afërt me pushtetin, në paraqitjet e tyre publike tanimë po e përgatisin terrenin për një skenar tjetër.

Në fakt, Ivanov, mandatarin e ardhshëm, në këtë rast Zaevin, që përveç sigurimit të shumicës, ai duhet të jep edhe garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe në programin qeveritar të ketë garanci për reforma në strukturat reformuese. Cili do të ketë autorizim që të vlerësojë se a rrezikohet unitariteti i shtetit dhe në bazë të cilave kritere do të bëhet ajo, Ivanov për këtë nuk ka precizuar, shkruan javorja “Fokus”.

Termi “rrezikim i unitaritetit” është diskurs kryesor edhe në kumtesat e VMRO-DPMNE-së, nga ku dje arriti njoftim deri te anëtarët e partisë që nëse Zaev formon Qeveri “të dalin dhe t’i mbrojnë interesat nacionale”. Protestat filluan në natën e njëjtë, kur kryesia e partisë porositi që të mos mendojë të shkojë në opozitë.

Përskaj trysnisë së VMRO-DPMNE-së, Qeveria e re edhe më tej është e pasigurt për shkak të kalkulimeve të BDI-së. Edhe pse Ahmeti ia ka dhënë mandatet Zaevit, ai ka theksuar se ajo është vetëm formalitet dhe se për koalicionin duhet të bisedohet. Dilema e BDI-së është se ndoshta e njëjta duhet të shkojë në opozitë, pra të formohet Qeveri e Pakicës, në të cilën BDI do ta përkrahte në rrethana të caktuara, megjithatë nuk do të merrte pjesë në pushtetin ekzekutiv. Nga ana tjetër, Zoran Zaev është optimist, ai tha se pret që Qeveria të formohet në mars.