Qeveria e re, ja qka thot Sela pas takimit me ambasadorin e Italise

 

Kryetari i LR PDSH, sapo ka përfunduar një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Italisë në Shkup Z Ferdinando Feroci më të cilin kanë biseduar për ngjarjet politike në Maqedoni me theks të veçantë për formimin e Qeverisë.

Ziadin Sela e ka informuar Ambasadorin Feroci, edhe rolin e Aleancës për Shqiptarët në përpjekjet e vazhdueshme për ta ndryshuar këtë qeverisje të deritanishme e cila kishte mbyll çdo perspektivë për qytetarët e Maqedonisë. Ambasadori Feroci u informua edhe për procesin e negocimit për formimin e Qeverisë së përbashkët ku Z. Sela ritheksoi qëndrimin e tij të njohur qe të gjitha subjektet politike shqiptare që përbëjnë shumicën e re parlamentare, duhet të jenë pjesë e Qeverisë me LSDM, duke marrë obligime për ti realizuar pikat prioritare qe burojnë nga deklarata e përbashkët dhe te njëjtat që janë në harmoni me programin e LSDM.

Ishte konstatim i përbashkët se pjesëmarrja e Aleancës për Shqiptarët do ta forconte rolin dhe kapacitetin e Qeverise Reformatore, në radhë te parë për stabilitetin e shtetit, barazinë ekonomik dhe politike si dhe integrimin e shpejt në NATO dhe BE