Qeveria e re, kryesia e BDI-së vendos sot!?

Ashtu siç paralajmëruan kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim sot do të mblidhet përsëri në selinë qendrore të partisë për të zyrtarizuar dhënien e nënshkrimeve LSDM-së dhe zyrtarizimin e Zaevit si mandantar.

Dy ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së integristëve iu dha dritë jeshile ligjit për gjuhën shqipe, ndërkohë sot duhet të diskutohen për çështje tjera që kanë të bëjnë me platformën e përbashkët të partive shqiptare, përbërjen e re qeveritare, postet dhe emrat e funksionarëve si dhe harmonizimi i programeve partiake për Qeverinë e re.