Qeveria shqiptare shton listën e terroristëve me 13 emra të tjera, ja cilët janë

Qeveria shqiptare ka miratuar një listë të brendshme të personave të lidhur me terrorizmin, duke përfshirë në të individët e dënuar nga
gjykata për rekrutimin e njerëzve për të luftuar në Siri.

“Pas listës së personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr. 718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet nënndarja ‘Lista e individëve të shpallur sipas procedurës së brendshme të shpalljes’”, thuhet në vendimin e datës 2 nëntor.

Vendimi i qeverisë nuk është botuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, por vetëm në Fletoren Zyrtare. Qeveria ka ngarkuar me zbatimi i këtij vendimi nga autoritetet përgjegjëse të përcaktuara në ligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.

LISTA E INDIVIDËVE TË SHPALLUR SIPAS PROCEDURËS SË BRENDSHME TË SHPALLJES

1 – GENCI BALLA (emri fetar – ABDURRAHIM) – shtetas shqiptar, i biri i Sami dhe Ajrije, i datëlindjes 11.2.1979.

2 – BUJAR HYSA (emri fetar – EBU USAMA) – shtetas shqiptar, i biri i Asllan dhe Zoje, i datëlindjes 18.6.1971.

3 – GERT PASHJA (emri fetar – EBU MUXHAHID ose MUHAMED), i biri i Isuf dhe Ike, i datëlindjes 9.4.1984.

4 – ASTRIT TOLA (emri fetar – ISMAIL), i biri i Hajdar dhe Hamide, i datëlindjes 20.6.1972.

5 – VERDI MORAVA, i biri i Dielli dhe Vergjinush, i datëlindjes 14.11.1966

6 – ZEQIR IMERI (emri fetar – ZEKERIA ose ABU YAHJA), i biri i Isuf dhe Shkurte, i datëlindjes 22.2.1980.

7 – EDMOND BALLA (emri fetar – ISUF), i biri i Shaban dhe Hanife, i datëlindjes 24.10.1989.

8 – FADIL MUSLIMANI, i biri i Adem dhe Aishe, i datëlindjes 26.1.1961.

9 – ORION REÇI (emri fetar – Enes), i biri i Sami dhe Reme, i datëlindjes 6.9.1977.

10 – SHKËLZEN DUMANI (emri fetar – Omer), i biri i Fari dhe Mentije, i datëlindjes 19.9.1975.

11 – MEHDI MANALLARI (emri fetar – IBU ABDULAZIZ ALBANI), i biri i Xhafer dhe Safie, i datëlindjes 15.6.1949.

12 – ALMIR DACI (emri fetar – EBU BELKISA), i biri i Xhevair dhe Nafije, i datëlindjes 1.3.1983.

13 – SHYQYRI KASA (emri fetar – SHUKRI), i biri i Maliq dhe Zanushe, i datëlindjes 27.5.1966./Shekulli