Qytet më të vjetra shqiptare

Zanafilla e qyteteve të Shqipërisë është e lashtë. Qytetet më të vjetra janë Buthroti (Butrinti), Apolonia, Dyrrahu (Durrësi) dhe Orikumi, të themeluar që në shek.VII-VI p.e.s. si koloni greke në vendbanime ilire. Këto qytete të vendosura në vise zotëruese si dhe pranë rrugëve kryesore të qarkullimit, kishin rol të dyfishtë strategjik dhe ekonomik. Në shek.IV-II p.e.s. u krijua një numër i madh qytetesh të mirëfillta ilire. Ndër këto qytete përmenden: Scodra (Shkodra), Lisi (Lezha), Gajtani, Bylisi, Amantia, Antipatrea (Berati) etj.